13:54 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Flora Brovina përfundon intervistimin, nuk flet për media

Intervistimi i deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës pas gati tri ore tashmë ka përfunduar.

Mirëpo, pas daljes nga stacioni policor ku u intervistua, ajo nuk ka pranuar të flasë për media duke u larguar me veturë, transmeton Indeksonline.

Intervistimi i saj nisi në ora 11:00 në lidhje me fotografinë e publikuar dje që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaja kosovare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Mirëpo, më vonë u gjet se ajo fotografi është shkëputur nga disa video pornografike./Indeksonline/