Florenci mbërrin në shtëpi, familjarëve u bie të fikët (Foto/Video)
Ka mbërritur në shtëpinë e tij në Shkodër trupi i pajetë i Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit që vdiq në rrethana ende të paqarta në një burg në Marsejë të Francës.
Familjarët e afërt nuk e kanë përmbajtur dot veten përballë trupit të pajetë të Florencit, i cili iku për një jetë më të mirë ndërsa u kthye me arkivol në shtëpi.
Autoritetet franceze thanë se Florenci ishte gjetur pa vetëdije në qelinë e tij duke theksuar se kishin të bënim me një vetëvrasje, ndërkohë që janë shumë detaje të tjera që hedhin poshtë këtë version. /albeu.com/