75 Mall Live Search
15:19 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / Gj Sh

Florent Hadergjonaj lëshon ”raketën” e radhës (VIDEO)

Florent Hadergjonaj po vazhdon me formë fantastike në Turqi.

Futbollisti kosovar ka shënuar golin e radhës me Alanyaspolin, duke ”bombarduar” skuadrën e Kocaelisporit, shkruan IndeksOnline.

Një goditje e bukur nga 31-vjeçari përfundoi me një supergol në minutën e 26-të.

Pesë minuta më pas, Hadergjonaj bëri edhe një asist fantastik te goli i dytë i shënuar nga Alanyaspor.

Hadergjonaj ka shënuar 7 gola dhe ka bërë pesë asistime deri më tani këtë sezon./IndeksOnline/