11:37 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Florent Hadergjonaj përsëri startues për skuadrën turke

Skuadra e Kasimpasa në të cilën luan futbollisti kosovar, Florent Hadergjonaj ka vendosur që edhe në ndeshjen e radhës startues të jetë futbollisti kosovar.

Kasimpasa do të jetë mysafir i skuadrës Konyaspor në ndeshjen që do të fillojë nga ora 12:00.

Kurse Florenti që nga transferimi i tij te kjo skuadër është duke e gjetur veten shpesh herë si startues duke u bërë kështu një nga futbollistët kryesor të skuadrës turke.

Futbollisti kosovar deri më tani ka bërë 4 paraqitje në ligën turke pa arritur ende të shënoj./IndeksOnline/.