75 Mall Live Search
17:03 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Florent Hadërgjonaj po rikthehet në Bundesligë?

Mbrojtësi shqiptar Florent Hadërgjonaj sipas të gjitha gjasave do të largohet gjatë verës nga Huddersfieldi.

24 vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje në dy muajt e fundit në Premier Ligë.

Edhe pse ai ka kontratë me skuadrën angleze deri në vitin 2021, pritet që gjatë verës të levizë nga Anglia.

Sipas burimeve të Indeksonline, agjenti i tij, Erdin Shaqiri ndodhet në Gjermani për të negociuar të ardhmen e Hadërgjonajt.

Mbrojtësi i djathtë për dy vite ishte pjesë e skuadrës Ingolstatd me të cilën luajti në Bundesligë.