16:28 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Florent Hasani: Këta dy lojtarë të Superligës shumë shpejtë do të dalin në Evropë

Florent Hasani ka folur për dy ish-skuadrat e tij, Vushtrria dhe Trepça ’89, me të cilat luajti në futbollin kosovar.

Mesfushori i Diosgyorit në Hungari, që po i shijon pushimet në vendlindje, foli për futbollin kosovar.

“Më vjen keq që Vushtrria ka rënë nga liga, por ashtu më vjen keq për 89-shin, që po lufton për mbijetesë”, tha Hasani për Sporton 2me1 në RTV 21.

Hasani veçoi dy lojtarë të 89-shit, për të cilët tha se shumë shpejtë do të dalin në Evropë.

“Janë dy lojtarë të 89-shit, Arb Manaj, një sulmues që do të jetë shumë shpejtë pjesë e futbollit evropian, dhe Milot Avdyli, i cili ka një të majtë shumë të mire dhe është super talent”, shtoi Hasani./IndeksOnline/