19:46 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Florent Hasani: Mali i zi vjen me na shkaktu probleme

Dy yjet e kombëtares Valon Berisha dhe Florent Hasani kanë folur në një konferencë për media.

Berisha për ndeshjen kundër Malit të zi ka thënë që ata do të vinë me marr një rezultat të mirë ndërsa Florenti për këtë ndeshje tha se Mali i zi vjen me na shkaktu probleme.

Po ashtu Hasani tregoi se skuadra është duke u përgaditur në maksimum dhe se ai nuk do ta ketë problem të inkuadrohet në lojë që nga fillimi i ndeshjes, në pjesën e dytë apo vetëm 5 minutat e fundit, mjafton që ta ndihmojë skuadrën tha ai, shkruan Indeksonline.

Florent Hasani tregoi se edhe konkurenca në kombëtare po shtohet për shkak që lojtarët po kthehen nga lëndimet dhe po vin futbollist të rinj e kjo gjë sipas tij është shumë pozitive sepse do të ketë lojtarë më cilësorë.

Kurse Valon Berisha për rikthimin e tij tha “Kryesorja për mua është që jam rikthy, është e rëndësishme me lujtë sa më shumë lojë”./Indeksonline/.