75 Mall Live Search
23:51 / E Premte, 17 Janar 2025 / Gj. Sh

Florentino Perez të hënën rizgjidhet president i Real Madridit?

Florentino Perez duket se do të ketë edhe një mandat të ri si President i Real Madridit.

Florentino Perezit është deri më tani i vetmi kandidaturë e paraqitur në organet kompetente të klubit, shkruan IndeksOnline.

Afati i fundit për të kandiduar në zgjedhjet e brendshme të klubit, përfundon ditën e shtunë në orën 23:59.

Nëse nuk ka ndonjë kandidatur tjetër deri ditën e hënë, më 20 janar, Perez do të rizgjidhet në krye të klubit mbretëror.

Mandati i tij i ri do të jetë i vlefshëm deri në vitin 2029./IndeksOnline/