11:05 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Flori ‘gënjen’ fansat, thotë që do ta lë muzikën

Këngëtari Flori Mumajesi sapo ka pikëlluar fansat e tij me postimet e fundit. 

Ai ka ndarë në Instastory disa fjalë mjaft të çuditshme. 

‘Vendimi më i vështirë i jetës, të heq dorë nga muzika…’ ‘Dhe më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende edhe pse shpesh herë e mendoj vërtet’ Ju dua’ -vijon Flori në postimin e tij pasues.

Dhe për ta mbyllur ai shkruan “ E vërteta e pamundur’ 

Nuk dihet çfarë e ka bërë kantautorin të shkruajë këto mesazhe turbulluese që me ç’duket kanë prekur dhe fansat e tij. 

Më herët Flori është përfolur se është në gjendje jo të mirë shendetësore. Por çfarë mund ta mbajë larg dashurisë së tij më të madhe ‘muzikës’,, një person kaq të sukseshmë dhe të dashur për publikun….?