11:08 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Florian Marku sot kërkon titullin, do të ndeshet me bishën e Ukrainës/ Gjithçka që duhet të dini

Sot në “Tottenham Stadium”, boksieri shqiptar, Florian Marku luan për titullin “Walterweight” kundër boksierit nga Ukraina, Maxim Prodan.

Kjo ndeshje do të ketë 10 runda dhe pritet të zhvillohet në ora 19:00, transmeton Indeksonline.

“DAZN” dhe “SkySports” kanë të drejtat e transmetimit të kësaj ndeshje.

Prodan ka 19 fitore në karrierën e tij, 15 me nokaut, asnjë humbje dhe vetëm 1 barazim.

Në anën tjetër, Marku ka 8 ndeshje, ku 6 i ka fituar me nokaut. Shqiptari ka 0 humbje dhe vetëm në 1 barazim./Indeksonline/