22:23 / E Enjte, 24 Mars 2022 / MSH

Florjana nuk shkon me Brunon në emision: I ka ngelur hatri

Ish-konkurrentët e “Për’puthen” Bruno dhe Florjana të shtunën e kaluar u larguan së bashku nga programi për të vazhduar njohjen e tyre jashtë.

Ata ishin të ftuar në emisionin “Ditë e re”, por pjesë e programit ka qenë vetëm Bruno.

Ai tha mes të qeshurash se Florjana nuk ka ardhur pasi “ndoshta i ka ngelur hatri”.

“Më ka shkruar në orën 8 ‘më merr në telefon’, unë u zgjova në 8:20, e thirra po s’ma hapi telefonin, ndoshta i ka ngelur hatri”, tha ai.

Bruno më pas u shpreh se Florjanën e ka pëlqyer pasi përveç paraqitjes ishte edhe shumë e qetë.

“Kam pasur takimin e parë me Anën dhe i kam shprehur pëlqim. Më pëlqeu sepse ishte shumë e qetë dhe më jepte dhe mua qetësi. Dhe përveç paraqitjes që është super kukull, është edhe vajzë punëtore. Ka biznes të sajin, ka luftuar gjithmonë, ndihmon familjen. Unë kam nevojë për një vajzë të tillë, jo për një vajzë ‘showbiz’-i”, u shpreh Bruno.