18:59 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Fluks i madh i pushueseve ne Shëngjin, kulla vrojtuese vetëm për “hijeshi”

Edhe pse po shënon fundi i muajit Gusht bregdeti shqiptar është i stërmbushur nga turistët.

Shëngjini mbetët të jetë njëri nga destinacionet e preferuara për kosovarët, ku përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve.

Mirëpo, siguria në plazhet e bregdetit shqiptar nuk është në nivel të lartë.

Siç dihet vetëm këtë vit disa persona kanë vdekur në këto plazhe, ku në mesin e tyre ka pasur edhe kosovar, shkruan Indeksonline.

Çdo plazh duhet ta ketë në dispozicion një roje, ku në rast të ndonjë situate të rrezikshme të ndërmerr masa.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk po ndodh.

Indeksonline ju sjell disa pamje të plazhit të Shëngjinit, ku kulla vrojtuese gjatë tërë ditës ka qenë e zbraztë, pra pa roje.

Përmes këtyre fotografive mund ta shihni se sa shumë turiste po ndodhen në Shëngjin, pa roje!/Indeksonline/