15:59 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Fluturon” Golf 2-shi në Rugovë të Pejës

Veturat e tipit Golf 2 vazhdojnë të jenë protagoniste në shumë aksidente të rrugëve të Kosovës.

Në Rugovë të Pejës një Golf 2-sh sot është gjendur në një situatë të çuditshme.

Indeksonline ka siguruar një fotografi ku shihet se si vetura më ngjyrë të kuqe ka përfunduar mbi një shitore.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, nuk ka të lënduar nga ky aksident./Indeksonline/

Temat: