19:15 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / k.v

“Fluturon” vetura në Lebanë (Foto)  

Një vet aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Një veturë me targa lokale ka hipur mbi mbrojtëse të rrugës duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar foto nga ky vet aksident i cili sipas të dhënave ka ndodhur në fshatin Lebanë.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme./Indeksonline/