19:13 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

“Forbes”: Anthony Fauci më i paguari i qeverisë në SHBA

SHBA- Dr.Anthony Fauci është një nga punonjësit më të paguar në qeverinë e SHBA-së.  Sipas revistës ‘Forbes’, imunologu amerikan tejkalon edhe presidentin me shumë para që merr.

 ‘Forbes’, shkruan se vetëm në 2019, Fauci,  mori një pagë prej 417 mijë dollarë, duke e bërë atë mjekun më të paguar në qeverinë federale.

Paga e Joe Biden dhe e të gjithë presidentëve të SHBA është rreth 400 mijë dollarë në vit. Po ashtu revista shkruan se nëse Fauci do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë deri në vitin 2024 do të arkëtojë rreth 2,5 milionë dollarë.