FORBES: Pasuria e Trump ka rënë për 1.4 miliardë dollarë
Vlera e pasurisë së Donald Trump ka rënë për 1.4 miliardë dollarë që nga shpallja e kandidaturës së tij për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara dhe ai ka rënë posht për mbi 100 vende sipas listën së Forbes, publikuar këtë të marte.
Presidenti vlerësohej të ketë një pasuri 4.5 miliardë dollarë në vitin 2015, por ka rënë në 3.1 miliardë dollarë gjatë dy viteve të fundit, duke rënë për 138 vende në listën vjetore për njerëzit e pasur.
Ekipi Trump argumenton se presidenti po sakrifikon veten – dhe llogarinë e tij bankare – për të mirën e vendit.
“Babai im bëri një sakrificë të jashtëzakonshme kur u largua nga një kompani që e kaloi gjithë ndërtesën e jetës për të shkuar në politikë,” tha Eric Trump, djali i Trump, i cili bashkë-menaxhon Organizatën Trump. /IndeksOnline/