17:59 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Forca e bën fuqinë, djemtë lojën” – bashkëbisedimi epik i Lladrovcit dhe Rrahmanit

Amir Rrahmani ishte njëra prej pikave kyçe të Përfaqësueses kosovare deri më tani në Ligën e Kombeve.

Qendër-mbrojtësi kosovar ishte lojtari më i fortë në repartin e mbrojtjes për Kosovën në ndeshjet e zhvilluara në grupin 3.

Rrahmani bëri paraqitje solide edhe në fitoren e fundit ndaj Azerbajxhanit në Prishtinë, me rezultat, 4-0, transmeton IndeksOnline.

Madje, ai edhe shënoi një gol të bukur me kokë për t’i nënshtruar azerët.

Tani, Rrahmani ka postuar një video në Instagram, ku shihet me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në video dëgjohet duke bërë një bashkëbisedim mes vete.

Rrahmani: ”Dolën fjalët e kryetarit, i paketuam azerët”.

Lladrovci: ”Patjetër që po, Amir. Forca e bën fuqinë, djemtë e bën lojën”./IndeksOnline/