17:30 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Forcat e Armatosura shqiptare shpëtojnë 4 persona të bllokuar në Dajt

Prej katër ditësh kishin mbetur të bllokuar në malin e Dajtit si pasojë e dëborës së rënë së fundmi, ndërsa ditën e sotme 4 punonjës të Radiotelevizionit dhe Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit janë shpëtuar nga efektivë të Forcave të Armatosura.

Operacioni ka zgjatur gati 6 orë ditën e sotme, në të cilin morën pjesë 10 efektivë të Komandës Mbështetëse, që në fund arritën të shpëtojnë 4 personat e bllokuar.