18:36 / E Enjte, 25 Maj 2023 / L K

Forcat izraelite rrëzuan një dron libanez

Izraeli rrëzoi një dron që hyri në hapësirën e tij ajrore nga Libani, tha ushtria.

“Pak kohë më parë, ushtarët e IDF (Forcat e Mbrojtjes izraelite) vunë re dhe rrëzuan një mjet ajror pa pilot ( UAV ) që kaloi nga territori libanez në territorin izraelit, pranë qytetit të Zarit”, thuhet në deklaratë.

Ushtria nuk specifikoi se kush ishte përgjegjës për këtë shkelje të hapësirës ajrore izraelite, por publikoi një foto të një UAV që ishte rrëzuar. “IDF do të vazhdojë të pengojë përpjekjet për të shkelur sovranitetin kombëtar të Izraelit,” shtoi ushtria.

Muajin e kaluar Izraeli fajësoi grupin libanez Hezbollah për një sulm me bombë në anë të rrugës që plagosi një shofer makine. Ai më herët ka raportuar se ka rrëzuar dronët e kësaj organizate.

Irani dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani luftuan me njëri-tjetrin në vitin 2006 dhe kanë shkëmbyer zjarr disa herë që atëherë, por shmangën një konflikt në shkallë të gjerë.