20:09 / E Hënë, 28 Mars 2022 / LB

Forcat ruse kanë ngecur në disa pjesë të Ukrainës, thotë zyrtari amerikan

Forcat ruse janë kryesisht të bllokuara në disa pjesë të Ukrainës, tha sot për mediat një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

“Nuk ka pasur “asnjë ndryshim” në situatën në Mariupol, Chernihiv, Mykolaiv ose Kharkiv. Ata nuk kanë bërë asnjë përparim në lëvizjen drejt Kievit, nuk kanë bërë asnjë përparim diku tjetër në veri, qoftë Chernihiv apo Kharkiv”, tha zyrtari.

Sipas tij, në Mariupol, forcat ruse vazhdojnë të përdorin “zjarret me rreze të gjatë”, por “ata nuk kanë qenë në gjendje të marrin Mariupolin”.

“Nuk ka pasur asnjë ndryshim në hapësirën ajrore apo “mjedisin detar”. Forcat ruse “nuk po bëjnë asnjë përparim në Mykolaiv gjatë fundjavës,” tha zyrtari, duek shtuar se “kështu që ata (rusët) janë jashtë qytetit”.

Ai vuri në dukje se forcat ruse kanë lansuar më shumë se 1.370 raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, transmeton CNN.