23:12 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Ford dhe Volkswagen konfirmojnë aleancën e re

Ford dhe Volskwagen kanë konfirmuar frutat e parë të aleancës së re. Bashkëpunimi nis me kamionë pick-up të madhësisë mesatare dhe automjetet komerciale në tregun botëror.

Gjithashtu dy markat do të bashkëpunojnë në automjetet elektrike, makinat autonome dhe zgjidhjet e mobilitetit.

Deklaruar në shfaqjen e motorave në Detroit, produktet e parë të aleancës do të jenë Ford Ranger dhe VW Amarok. Të dyja makinat do të ndërtohen nga Ford dhe do të dalin në shitje në vitin 2022.

Diskutimet lidhen me Ford i cili thuhet se do të përdorë platformën MEB të VW Group për makinat elektrike.