22:14 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Ford Kuga i ri debuton më 2 prill

Kompania për prodhimin e automobilave Ford ka bërë të ditur se SUV-i i tij nga gjenerata më e re kompakte, për herë të parë do të jetë e pranishme edhe në versionin plug-in hibrid.

Modeli Ford Kuga i ri, sipas njoftimit, do të prezantohet zyrtarisht më 2 prill në ngjarjen Go Further, e cila mbahet në Amsterdam.

Ford ka bërë të ditur disa nga detajet e modelit të tij më të ri sikurse janë dritat LED, shenja në bagazh, si dhe komanda e ndërruesit automatik të shpejtësive, e vendosur në pikën e konsollës qendrore të automjetit.