09:42 / E Martë, 23 Gusht 2022 / B O

FORD largon 3000 punëtorë nga puna me një Email, ja arsyetimi

Ford Motor Co ka njoftuar largimin e 3000 punëtorëve nga puna. Me një Email zyrtar, kompania e famshme e prodhimit të makinave ka njoftuar largimin dhe arsyet për largim të 3000 punëtorëve.

Në njoftim thuhet se me këtë vendim kompania po përpiqet të ulë kostot dhe të bëjë kalimin nga automjetet me djegie të brendshme në ato elektrike, shkruan Indeksonline.

“Ne do të ofrojmë ndihmë të konsiderueshme për punëtorët për të gjetur punë të reja. Ne po kërkojmë ndryshim dhe riformësimin praktikisht të të gjitha aspekteve të mënyrës se si kemi vepruar për më shumë se një shekull. Kjo do të thotë të rishpërndajmë burimet dhe të adresojmë strukturën tonë të kostos, e cila është jokonkurruese kundrejt kompanive tradicionale dhe të reja. Ne po eliminojmë punën, si dhe po riorganizojmë dhe thjeshtojmë funksionet në të gjithë biznesin” thuhet ndër të tjera në Emailin e FORD për punëtorët e larguar nga puna./Indeksonline/