15:37 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Ford mbyll tri fabrika në Rusi

Kompania amerikane Ford do të mbyllë tri fabrika në Rusi pasi po tërhiqet nga prodhimi i makinave të pasagjerëve në atë vend, gjë që do të rezultojë në humbje të mëdha të vendeve të punës, raporton AP.

Ford do të ndalojë prodhimin e veturave në Rusi deri në fund të qershorit, kur do të mbyllë objektet në Shën Petersburg, Naberezhnaya Celny dhe Jelabuga.

Si një arsye për një vendim të tillë, prodhuesi i automjeteve amerikane përmendi rimëkëmbjen e ngadaltë në tregun e makinave ruse pas një ngadalësimi në ekonominë gjatë disa viteve të fundit dhe një zhvendosje të konsumatorëve drejt  makinave më të lira.

Ford do të fokusojë biznesin në Rusi, nëpërmjet kompanisë së saj të përzier “Ford Solers”, ekskluzivisht në furgonë komercialë “Transit”.