14:40 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Ford Mustang prezanton versionin High Performance

Ford Mustang me katër cilindra është tani i disponueshëm me paketën e re të kompanisë High Performance.

Ford ka bërë debutimin e modelit në 55 vjetorin e tij. Paketa e re përfshin një sërë përditësimesh në shasi, në pjesën e jashtme dhe në fuqinë e mjetit.

Për 2020, të gjithë makinat Mustang do të kenë standarde FordPass Connect.

Përmirësimet e eksperiencës së drejtimit të Mustangut janë të përqëndruar tek disqet më të mëdha frenimi, kalibër prej katër pistonash, një amortizator përplasjesh, amortizatorë më të lartë si dhe një diferencial prodhuar nga Torsen.

Gjithashtu rrotat 19-inç janë me gomat Pirelli P Zero, ndërsa disa pjesë të trupit të makinës janë marrë nga Mustang GT Performance Package.

Paketa është e disponueshme vetëm me një version të modifikuar të motorit turbocharged 2.3-litër me katër cilindra EcoBoost.

Përditësimet mbi motorin standard përshijnë turbinë më të madhe, radiator më të madh, sistem të ri shkarkimi, si dhe koka cilindri të përmirësuara.

Ford deklaron se këto punime mbi motorin e Mustang High Performance Package makinën sportive me katër cilindra më të fuqishme që është prodhuar në Amerikë.

Makina prodhon 325 kuaj fuqi, e cila dërgohet në gomat e pasme nëpërmjet kamios manuale me gjashtë marshe ose kamios automatike me dhjetë nivele shpejtësie. Shpejtësia 96 km/h arrihet për rreth 4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 250 km/h.

Si të gjithë Mustang-ët e 2020-ës, versioni High Performance vjen me FordPass Connect, i cili lejon drejtuesit e mjetit të ndërveprojnë me automjetet e tyre përmes smartfonëve.

Duke përdorur aplikacionin e integruar të Fort, pronarët e makinës mund të lokalizojnë makinën e tyre, të kyçin ose të çelin dhe madje të kontrollojnë nivelin e vajit, karburantit apo alarmet e mirëmbajtjes.