15:49 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Ford Mustang, sportivja më e shitur në botë

Ford feston 55-vjetorin e modelit Mustang, që konfirmohet për të katërtin vit radhazi, sportivja më e shitur në botë në vitin 2018 me 113 066 ekzemplarë.

Për më tepër, shitjet e Mustang në europë, që nga fillimi i vitit 2019 kanë regjistruar një rritje prej 27%.

Nga Australia në Peru, Mustang është kurorëzuar në nivel botëror, sipas të dhënave të përpunuara në “IHS Markit”, por është gjithashtu një “best seller” në kategorinë e saj në SHBA, ku vitin e kaluar u shitën 75,842 ekzemplarë. /Indeksonline/