00:42 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Ford sjell modelin Focus ST Estate

Pas debutimit të Ford Focus St hatch, Focus ST Estate ka të njëjtën performancë me të, por me një për bagazh më të madh.

Nga pikëpamja e stiltit, ndryshimet  në pjesën e pasme janë shumë të mprehta. Ka një strehë në pjesën e parme më të madhe. Dizajni i prapakolpit është pak a shumë si në modelet ST-Line, por ka dy tuba shkarkimi në dy anë.

Në pjesën e përparme, Estate ka një grilë në formën e hojeve të mjatit. Është 10 mm më e ulët se pjesa tjetër e rangut të Focus, me amortizator 20% më të qëndrueshëm në pjesën e përparme dhe 13% në pjesën e pasme.

Rrotat Michelin Pilot Sport 4S dhe diferenciali që limitohet në mënyrë elektronike, kompletojnë ndryshimet e shasisë.

Nën kofano, janë dy mundësi zgjedhjeje për motorin. Fansat e perfromancës kanë motorin 2.3-litër turbo me katër cilindra, i cili prodhon 276 kuaj fuqi – 29 kuaj fuqi më tepër se sa modeli që po lë pas – si dhe 420 Nm fuqi rrotulluese.

Pesha shtesë e Estate në krahasim me hatch, ndikon në kohën për të arritur përshpejtimin 0-100 km/h për 5.8 sekonda.

Një motor nafte ka 187 kuaj fuqi dhe 360 Nm fuqi rrotulluese, është 2.0-litër dhe është motori më i fuqishëm nafte që është vendosur ndonjëherë në një makinë Focus. Përshpejtohet 0-100 km/h për 7.7 sekonda.

Njësia e benzinës është e disponueshme me transmetimin manual me gjashtë marshe, ose me transmetimin automatik me shtatë nivele shpejtësie. Versioni i naftës është i disponueshëm vetëm me manual.

Ford Focus ST Estate e re do të ketë çmim fillestar prej 39,140$ për modelin e naftës dhe 42,335$ për modelin e benzinës kur të dalë në shitje në verë. Secila është 1,400$ më shtrenjtl se ekuivalentët e stilit hatch.