75 Mall Live Search
21:31 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ford tërheq 1,5 milionë automjete

Prodhuesi amerikan i automjeteve “Ford” tërhoqi sot 1,5 milionë vetura në SHBA, Kanada dhe në Meksikë, sepse mund të ndalojnë papritur për shkak të një defekti në rezervuarin e karburantit.

Kjo tërheqje prek automjetet “Ford Focus” të vitit 2012-2018, që pritet të zgjidhë një problem të valvolave që dyshohet se lënë një boshllëk në sistemin e karburantit dhe se deformojnë rezervuarin.

Kjo thirrje prek rreth 1,3 milionë automjete në SHBA, 136300 në Kanada dhe 44500 në Meksikë.

Temat: