20:56 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbi 300 milionë automjete deri në qershor pati Kina

319 milionë automjete pati Kina deri në fund të qershorit të 2018-ës thuhet në një raport nga Ministria kineze e Sigurimit Publik i lëshuar këtë të hënë.

Në raport theksohet se në gjysmën e parë të vitit 2018, numri i automjeteve të reja të regjistruara arriti në 16.36 milionë, krahasuar me 15.94 milionë automjete të reja për të njëjtën periudhë të vitit 2017, tha zyra e menaxhimit të trafikut të ministrisë, njofton Klan Kosova.

Raporti tregon se edhe numri i makinave me energji të reja arriti në 1.99 milion.

Një total prej 58 qytetesh kishin mbi 1 milion automjete secili, dhe shtatë qytete kishin mbi 3 milion.

Me rritjen e automjeteve, numri i shoferëve të licencuar gjithashtu u rrit.

Kina kishte 396 milionë shoferë të automjeteve, me gra me 29.3 për qind