14:01 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Fordi” kthen 2.2 milionë vetura, kishin defekt bravat e dyerve

Kompania e njohur e automobilave, “Ford”, ka kërkuar kthimin prapa të 2.2 milionë veturave në SHBA për modelet nga viti 2011 deri më 2016 për shkak të telasheve me bravat e dyerve.

Bazuar në ankesa, njerëzit kanë vënë re se dyert nuk kanë qëndruar të bllokuara gjatë ngasjes së veturave.

Thirrja përfshin modelet 2011–2014 Fiesta, 2013–2014 Fusion, 2015 Mustang, 2013–2015 Escape, 2013–2015 C-Max, 2012–2015 Focus, 2014–2016 Transit Connect, 2013–2014 Lincoln MKZ, dhe 2015 MKC.

Kompania e madhe ka thënë se nuk është në dijeni nëse problemi me dyer ka sjell në ndonjë lëndim të njerëzve.