09:00 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / B O

Fordi shpalos veturën që e dizajnoi sipas shijes së ndjekësve në rrjete sociale

Kompania e njohur e automobilave, Ford, ka përdorur ndihmën e 275 mijë përdoruesve në rrjete sociale për të dizajnuar një version të limituar të modelit Puma ST, që do të dalë në shitje më vonë gjatë 2021-s.

I quajtur Puma ST Gold Edition, u zgjodh nga fansat e Fordit që votuan në Twitter e Instagram për të zgjedhur disa detaje të modelit të limituar.

Ngjyrat, detajet zbukuruese e vizatimet, në fund u përcaktuan me kombinimin e ngjyrave të zezë e të artë sikur që i përdor ekipi i Lotusit në Formula 1.

Fansat zgjodhën rrota me ngjyrë të artë frerë me ngjyrë të kuqe.

Në mekanizëm s’ka pasur ndryshime fare. Ai ende përdor motorin 1.5-litërsh me 197 kuajfuqi dhe përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 6.7 sekonda. Top shpejtësia që mund të arrijë ky model është 220 kilometra për orë.

Kjo s’është hera e parë që Fordi ka bashkëpunuar me fansa në dizajnimin e një veture. Fordzilla P1 qe krijuar në bashkëpunim me adhurues të video-lojërave.

Në sa njësi do të prodhohet modeli i ri, por edhe çmimi i tij pritet të bëhen të ditura më vonë.