15:08 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / k.v

Forenzika zbarkon në shtëpinë e Sokol Halilit (Video/foto)

Të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në shtëpinë e Sokol Halilit në Shtime.

Trupi i pajetë i Sokolit është nisur drejtë QKUK-së, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet edhe forenzika e cila është duke marrë të gjitha gjurmët e nevojshme.

Ekipi i IndeksOnline ju sjell pamje të drejtpërdrejta nga oborri i shtëpisë së Sokolit i cili që 40 orë ishte në arrati.

Vetëvrasja e Sokol Halilit u bë në kohën kur po zhvillohej edhe ceremonia e varrimit të gruas Hamide Magashi, e vrarë të mërkurën mbrëma nga Sokoli në oborr të QKUK-së./IndeksOnline/