10:15 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / G T

Formacionet e mundshme: Bayern Munchen – Arsenal

Gjithçka do të vendoset sonte mes Bayern Munich dhe Arsenalit, me ndeshjen e dytë në çerekfinalen e UEFA Champions League.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave në “Emirates” u mbyll me barazim 2:2, shkruan Indeksonline

Thomas Tuchel e ka përgatitur ekipin e tij drejt një suksesi në garat e UEFA-s pas dështimit në Kupën e Gjermanisë dhe në Bundesliga, andaj sot kërkon kualifikimin në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, Arsenali është në garë për dy tituj, përfshi këtu Ligën e Kampionëve dhe Premier League, te kjo e fundit ngeci në xhiron e kaluar.

Andaj dy trajnerët, Areta dhe Tuchel duket se këtë kompeticion e kanë si “shpëtim” për sezonin aktual.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “Allianz Arena”.

Formacionet e mundshme për dy skuadrat janë këto:

Image