09:36 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

Formacionet e mundshme: Bologna – Milan

Ibrahimovic shënoi dy golat e fitores në ndeshjen e parë të luajtur me datën 21 Shtator, atëherë kur edhe filloi sezoni i ri në Serie A.

Në fakt, atëbotë ashkush nuk e priste që Milani ta përfundonte fazën e parë në cilësinë e kryesuesit dhe për më tepër me synime për titull.

Tani, Pioli dhe djelmoshat e tij janë në një rrugë të mirë që të synojnë edhe më tutje ëndrrën e tyre.

Sot e luajnë takimin e javës së 20, ku i shkojnë Bolognas në “Renato Dall’Ara”, me qëllimin e vetëm, trepikëshin.

Për takimin që fillon nga ora 15:00, tashmë janë mësuar edhe formacionet e mundshme.

Bologna (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Danilo, Tomiyasu, Dijks; Dominguez, Schouten; Orsolini, Soriano, Sansone; Barrow