11:03 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / Blerim

Formacionet e mundshme: Napoli – AC Milan

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Napolit dhe Milanit, duel ky në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Të dy skuadrat janë në formë të mirë në kampionatin italian dhe synojnë pikët e plota me qëllim që të mundohen të fitojnë titullin, shkruan lajmi.net.

Te vendasit do mungojnë shqiptarët Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani si dhe sulmuesi Victor Osimhen, kurse te mysafirët mungon sulmuesi Rafael Leao.

Formacionet e mundshme:

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly; Rui, Ruiz, Bakayoko; Lozano, Elmas, Insigne; Mertens.

AC Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic

Ndeshja zhvillohet në “San Paolo” dhe nis në ora 20:45.