13:35 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Formacionet e mundshme: Napoli – Barcelona

Sonte do të zhvillohen dy ndeshje të tjera në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Napoli do ta presë në shtëpi skuadrën e Barcelonës, një ndeshje kjo e cila pritet të jetë shumë e vështirë për skuadrën vendëse, duke parë edhe formën në të cilën është duke kaluar Barça.

Ani pse Federata Italiane ka marrë vendimin që shumica e ndeshjeve këtë javë në Itali të luhen me dyer të mbyllura, për shkak të coronavirusit, të njëjtin fat nuk do ta ketë edhe ndeshja midis Napolit dhe Barcelonës, pasi që qyteti i Napolit ende nuk është prekur nga ky virus.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Napoli (4-3-3): Ospina, Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Ruiz, Ruiz, Rui, Demme, Zielinski, Politano, Milik, Insigne.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Firpo, De Jong, Busquets, Rakitic, Fati, Griezmann, Messi.

Ndeshja midis këtyre dy skuadrave starton nga ora 21:00.