13:32 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / B O

Formacionet e mundshme: PSG – Real Madrid

Vëmendja ditën e sotme do ta marrë Champions League, dhe sigurisht përballja mes PSG-së dhe real Madrid do të jetë një duel shumë i luftuar me dy skuadrat që kërkojnë triumfin për të shkuar drejt trofeut madhor.

Pochettino dhe Ancelotti do të jenë në qendër të vëmendjes në orët para ndeshjes. Ende nuk dihet se kush do të luajë nga dy skuadrat në reparte të caktuara, për shkak të lëndimeve të shumta, dhe nuk dihet se cilët do të jenë edhe “luftëtarët” e kësaj përballje “titanësh”, por mediat spanjolle kanë zbuluar se cilët pritet të jenë titullarët, shkruan IndeksOnline.

Formacionet e mundshme:

PSG: Keylor Navas, Achraf, Kimpembe, Marquinhos, Mendes; Verratti, Paredes, Danilo, Di Maria; Messi dhe Mbappe

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Kroos, Casemiro; Asensio, Vinicius dhe Benzema.