12:00 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Formacionet e mundshme të ndeshjes, Juventusi -Barcelona

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja midis Juventusit dhe Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gazeta e njohur spanjolle “Diario Sport”, ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave, transmeton Indeksonline.

Te Juventusi në sulm pritet të jenë dyshja, Dybala-Morata. Kurse që nga fillimi pritet të luajnë Demirali dhe Bentacuri. Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo nuk i beson vendin e startuesit, Arthur Melos.

Kurse, te Barcelona që nga fillimi do të luajW Araujo, pasi që Pique është i suspenduar për shkak të kartonit të kuq, që e mori në ndeshjen kundër Ferencvarosit.  Nga minuta e parë do të jetë edhe Griezmanni, që ishte në bankën rezervë dy ndeshjet e fundit. /Indeksonline/  

Image may contain: 2 people