14:49 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / Blerim

Formacionet zyrtare: Drenica – Feronikeli

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet, Drenica dhe Feronikeli, duel ky në kuadër të xhiros së 30’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Freonikeli ka një pikë më shumë se Drenica e me një fitore eventuale e përmirëson renditjen në tabelë.

Po ashtu një rezultat pozitiv do t’i konvenonte edhe Drenicës.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Drenica: Ymeri, Frashëri, Gjoni, Ramadani, Dumani, Dervishaj, Rapo, Jashari, Ulluri, Uka, Zabërgja. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj

Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Lladrovci, Thaqi, Hoxha, Malaj, Bojku, Dabiqaj, Da Silva, Maliqi, Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duro

Gjyqtarë: Selim Isufi, Alban Ejupi, Bashkim Hyseni, Vigan Ibërdemaj

Stadiumi: “Bajram Aliu” – Skenderaj.