13:22 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

Formacionet zyrtare: Feronikeli – Drita

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Feronikelit dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 23’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Aktualisht, Drita ka 47 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë në tabelë, ku me një fitore eventuale sot ndaj Feronikelit, merr vendin e parë dhe përmirëson renditjen, shkruan IndeksOnline

Ndërsa, Feronikeli ka vendin e gjashtë me 27 pikë e që tenton të arrijë vendin e pestë.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Feronikeli: Smakiqi, Thaqi, Balde, Pllana, Hoxha, Dabiqaj, Malaj, Milickovic, Hoti, Da Silva, Simonovski. Kryetrajner: Shpetim Duro

Drita: Maloku, Limani, Arago, Cuculi, Blakçori, B.Shabani, Namani, Vucaj, Ajzeraj, Haxhimusa, Xh.Shabani. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarët: Tefik Maloku, Bujar Selimaj, Besnik Morina, Burim Jahmurataj

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas