12:57 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare: Gjilani – Ballkani

Sot me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Takimi ishte paraparët të zhvillohej nga ora 16:00, por orari kësaj ndeshje ka ndryshuar dje dhe sot do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30, shkruan IndkesOnline

Të dy trajnerët kërkojnë pikët e plota nga ky takim. Skuadrat do të përballen në stadiumin “Agim Ramadani- Katana” në Gjilan, pa praninë e tifozëve.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Gjilani: Koliqi, Kastrati, Ferreira, Hila, Musolli, Hajdari, Aziz, Kqiku, Frashëri, Veliu, Progni.

Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Potoku, Gashi, Gripshi, Korenica, Sinani, Krasniqi, Daku, Prekazi, Baftiu.