19:43 / E Premte, 23 Shtator 2022 / Gj. Sh

Formacionet zyrtare: Itali – Angli

Ndeshja kryesore e natës së sotme në Ligën e Kombëve është ajo mes Italisë dhe Anglisë.

Ndeshja ;uhet në stadiumin San Siro dhe është e vlefshme për Grupin 3 në Ligën A të Ligës së Kombëve, shkruan IndeksOnline.

Të dyja kombëtaret nuk kanë pasur rezultate të mira këtë edicion të Ligës së Kombeve, prandaj synimi i tyre sonte është vetem fitorja.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku do të mungojn disa nga futbollistët kryesor si te Italia ashtu edhe te Anglia.

Lorenzo Pellegrini , Matteo Politano dhe Marco Verratti do të jenë mungesat kryesore te Italia, ndërsa Kalvin Phillips, Jordan Henderson , John Stones dhe Jordan Pickford do të mungojnë për Anglinë.

Formacionet Zyrtare:

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Toloi, Cristante, Dimarco, Jorginho, Raspidori, Barella, Scamacca.

Anglia: Pope, James, Dier, Maguire, Walker, Rice, Bellingham, Saka, Foden, Sterling, Kane.

Ndeshja fillon në ora 20:45./IndeksOnline/

Italia

Anglia