19:47 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare: Napoli – Roma

Napoli dhe Roma do ndeshën nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së 24 të Serie A.

Napoli vjen nga një seri mjaft e suksesshme e fitoreve, apo thënë ndryshe është sezoni më i mirë i kësaj skuadre tash e disa vite. Javën e kaluar napolitanët fituan me rezultat të thellë 0-5 ndaj Cagliarit.

Ndryshe nga Napoli, kryeqytetasit janë duke kaluar në një formë tmerrësisht të dobët. Roma vjen pas një humbje nga Milan në “Olimpico” dhe një tjetër humbje disa ditë më parë në Ligën e Kampionëve nga Shakhtar.

Më poshtë mund t’i shikoni dy formacionet startuese të dyja skuadrave. /IndeksOnline/

Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne

Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; Under, Dzeko, Perotti