08:59 / E Enjte, 18 Prill 2024 / G T

Formacioni i çerekfinaleve në UEFA Champions, vetëm një lojtar i Real Madridit

Me dy ndeshjet e fundit mbrëmë është mbyllur edhe faza çerekfinale në UEFA Champions League dhe tashmë dihen edhe çiftet gjysmëfinaliste.

SofaScore, faqja e njohur e statistikave ka publikuar formacionin e kësaj jave në Ligën e Kampionëve. Dhe në këtë 11-she është vetëm një lojtar i Real Madridit, shkruan Indeksonline

Edhe pse Real Madrid u kualifikua në gjysmëfinale, vetëm portiere Lunin ka zënë vendin në 11-she.

Shumica e lojtarëve në këtë foramcion janë të Manchester Cityt, PSG-së, Dortmundit dhe Bayern Munich.

Kujtojmë që gjysmëfinalet do të zhvillohet mes Real Madridit – Bayern Munich dhe Dortmundit me PSG-në./Indeksonline/