14:25 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Formacioni i Kosovës ndaj Anglisë: Muslija në vend të Zhegroves, Berisha në vend të Rashanit

Kosova do ta ketë përballjen më të vështirë deri më tani në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

“Dardanët” do të jenë mysafirë të kombëtares angleze me fillim në ora 20:45, në stadiumin Southamptonit, i cili ka kapacitet prej 32505 ulësesh.

Bernard Challendes, trajneri i kombëtares së Kosovës, pritet të bëjë dy ndryshime për takimin e pestë në rrugën drejt evropianit.

Në vend të Edon Zhegrovës, pritet të startojë talenti i Hannoverit, Florent Muslija, i cili debutoi në fitoren kundër Republikës Çeke me rezultat 2-1.

Gjithashtu edhe Valon Berisha pritet të jetë në formacionin startues para Elbasan Rashanit, i cili asistoi te goli i barazimit që e realizoi Vedat Muriqi.

Ky pritet të jetë me shumë gjasë formacioni i Kosovës për ndeshjen e sontme:

Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Muslija, v. Berisha, Celina, Muriqi.