19:29 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Barçës ndaj Bilbaos – rikthehen dy yje

Barcelona do të shpresojë për një rikthim në formë ndaj Athletic Bilbao këtë fundjavë pas një humbje të tmerrshme në mesjavë.

Barcelona është mposhtur për herë të parë këtë sezon në La Liga këtë javë dhe dëshiron t’ju rikthehet fitoreve në ”Camp Nou” të shtunën.

Katalunasit u mposhtën, 1-2 nga Leganes mbrëmë pas dy golave të shpejtë në pjesën e dytë.

Trajneri, Ernesto Valverde do të startojë me dy lojtarë të rregulltë për të larguar dëshpërimin e tifozëve, transmeton IndeksOnline.

Barcelona team news

Luis Suarez dhe Jordi Alba ishin pushuar për ndeshjen ndaj Leganes për të menaxhuar orarin e ngjeshur, dhe ata do t’i rikthehen formacionit startues ndaj Bilbaos.

Munir El Haddadi dhe Thomas Vermaelen kishin zënë vendet e dyshes së lartëcekur ndaj Leganes, por të dy priten ta nisin ndeshjen nga banka rezervë.

Philippe Coutinho shënoi gol të bukur në pjesën e parë dhe sërish pritet të startojë në mesfushë.

Ai do të jetë i shoqëruar në mesfushë nga Ivan Rakitic dhe Sergio Busquets, derisa Lionel Messi dhe Ousmane Dembele do të luajnë në sulm.

Clement Lenglet është rikthyer nga pezullimi që nënkupton se asnjë lojtar nuk do t’i mungojë Ernesto Valverdes të shtunën./IndeksOnline/

Barcelona team news