23:12 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Klopp sakrifikon Shaqirin për sulmuesin e ”harruar” të La Ligas

Interesimi i Liverpoolit për Iker Muniain i ka hapur dyert Xherdan Shaqirit të largohet nga klubi, gjithnjë sipas mediave.

Muniain, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit te Bilbao, pritet të marrë ofertë nga Liverpooli.

Pozita e tij natyrale është e anësorit të majtë, por ai ka aftësi të luajë kudo në sulm, dhe kështu ardhja e tij do ta përforconte sulmin, i cili është përmirësuar me ardhjen e Shaqirit, transmeton IndeksOnline.

Liverpool and Napoli are hoping to take advantage of Muniain’s contract situation

Reprezentuesi zviceran iu bashkua Mo Salah, Roberto Firminos dhe Sadio Manes në sulm, pas sezonit të jashtëzakonshëm të treshes sezonin e kaluar.

Shaqiri ka startuar në vetëm katër ndeshje që prej kalimit te Liverpooli dhe ka shënuar vetëm një gol, por nëse arrihet marrëveshja me Muniain, atëherë Shaqiri do të ishte zgjedhja e dytë para tij.

El Gol Digital shkruan se Klopp mund ta sakrifikojë Shaqirin për ta garantuar transferimin e Muniain, derisa Real Betisi duket i gatshëm ta transferojë mesfushorin nga Zhegra./IndeksOnline/