09:32 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Kosovës sonte – ndryshime të mëdha nga Challandes

Kundër Azerbajxhanit, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen ”finale” sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për Ligën D3 në Ligën e Kosovës.

Dhe një fitore ose barazim i mundshëm do të thoshte kualifikim për Kosovën në gjysmëfinalen e kësaj Lige, transmeton IndeksOnline.

Por, me çfarë formacioni do të paraqitet sonte Kosova dhe a do të ketë ndonjë ndryshim eventual nga Bernard Challandes.

Sipas Kosovan Footy, Challandes do të luajë me një formacion me shumë ndryshime.

Arijanet Muriqi pritet të debutojë sonte, teksa në mbrojtje mund të debutojë edhe Mirlind Kryeziu.

Kurse në sulm do të ketë dy ndryshime – nga minuta e parë priten të startojnë Atdhe Nuhiu dhe shënuesi i dy golave kundër Maltës, Donis Avdijaj./IndeksOnline/