08:57 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Realit kundër Plzen – presion për Lopeteguin

Real Madridi përballet me Viktoria Plzen sonte në kuadër të Champions League nën urdhrat e Julen Lopetegui.

”Los Blancos” e kanë filluar dobët sezonin, 2018/19, teksa e ardhmja e Lopeteguit mbetet në dyshim.

Trajneri spanjoll është nën presion të vazhdueshëm për ta rikthyer ecurinë pozitive pas pesë ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat.

Real Madridi ka dështuar të shënojë në katër ndeshje radhazi para se të shënojë në humbjen, 1-2 nga Levante në fundjavë, transmeton IndeksOnline.

Lopetegui ka nevojë për fitore sonte ndaj Plzen në fazën e grupeve në Champions League.

Një humbje eventuale sonte, do të bënte që Real Madridi ta shkarkonte Lopeteguin.

Karim Benzema, Gareth Bale dhe Toni Kroos ishin në pankinë në ndeshjen e fundit, por sonte priten të fillojnë nga minuta e parë.

Real Madrid team news

Isco dështoi të shkëlqejë pas rikthimit të tij pasi u operua në appenditis, dhe sonte nuk pritet të luajë nga minuta e parë.

Dani Carvajal mungon deri në mes të muajit nëntor shkaku i një lëndimi, derisa Nacho dhe Alvaro Odriozola janë konkurrentë për pozitën e krahut të djathtë të mbrojtjes.

Keylor Navas ka startuar në ndeshjet e deritashme të Real Madridit në Champions League dhe e njejta pritet të ndodhë edhe sonte.

Formacioni i mundshëm i Realit (4-3-3): Navas; Nacho, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Asensio./IndeksOnline/

Real Madrid team news