23:56 / E Diele, 13 Tetor 2019

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen me Moldavinë

Nesër Shqipëria do të zbres në fushë për tu përballur me Moldavinë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Në këtë përballje, pritet që të ketë ndryshime të shumta. Nuk përjashtohet që të bëhet rokada edhe në portë, për t’i dhënë minuta edhe Etrit Berishës.

Jo për ndëshkim ndaj Strakoshës, sesa për vlerësim edhe ndaj portierit të SPAL-it, i cili ka bërë vërtet mjaft mirë në Serinë A deri më tani.

Përpara mund të ketë vend për debutuesin Marash Kumbulla, djaloshin 19- vjeçar që ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Veronën në Serinë A.

Gjimshiti dhe Veseli mund të gjejë sërish vetën në fushën e lojës, për të mos e bërë “rokadë” totale. Përpara në mesfushë, Ramadani dhe Abrashi mund të kenë përkrah Kristi Qosen.

Nga krahët, Odise Roshi dhe Hysen Memolla mund të jenë respektivisht djathtas dhe majtas. Të dy jo vetëm në mbështetje të prapavijës, por mbi të gjitha përkrah dyshes Bekim Balaj dhe Taulant Seferi. Për këtë të fundit, mund të ketë vend për të debutuar me kuqezinjtë.